Pavlina Crvenkovska u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqësor (VIDEO)

Këshilli Gjyqësor zgjodhi kryetaren e re. Pavlina Cërvenkovska u zgjodh që të udhëheq Këshillin Gjyqësor për tre vitet e ardhshme. Ajo vjen në vendin e Kiro Zdravev, të cilit sot i mbaron mandati, ndërsa në këtë funksion kishte ardhur më 27 prill 2019. Zgjedhja e saj u bë njëzëri nga antarët e pranishëm të Këshillit Gjyqësor, ndërsa mandati i saj do të zgjas 3 vite, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor deklaroi se me këtë përbërje të Këshillit, nën udhëheqjen e saj do të bëjë përpjekje maksimale për ta ngritur dinjitetin e sistemit gjyqsor dhe për rritur besimin e qytetarëve në gjyqësor.

Cërvenkovska përjashton çfarëdo lloj ndikimi dhe thotë se aty ku ka arritur është përshkak të integritetit të saj profesional dhe personal dhe jo se një periudhë të caktuar ajo ka punuar si këshilltare në Qeverinë e LSDM-së dhe B DI-së, në kohën e kryeministrit Vllavo Buçkovskit.
Pavlina Crvenkovska, kryetare e Këshillit Gjyqësor

“Karriera ime në periudha të ndryshme më ka dërguar në vende të ndryshme, një periudhë të caktuar është e vërtetë se kam punuar në organe administrative. Përveç asaj, 25 vite kam punuar në organe gjyqsore. Nuk kam qenë anëtare e partisë në pushtet, kam qenë këshilltare shtetërore. Këtu jam sepse posedoj integritet personal moral, përvojë të madhe profesionale në organet gjyqësore, nga Gjykata Themelore në Gjykatën e Apelit, kam qenë edhe avokate”.
Ajo gjykatësit i porositi që të punojnë në mëyrë profesionale, ndërsa Këshilli Gjyqësor tha se do të jetë aty për t’i mbrojtur ata, ndërsa për të tjerat, ajo tha se Këshillit poashtu është aty për t’i shkarkuar.

Pavlina Cërvenkovska ishte zgjedhur si anëtare e Këshillit Gjyqsor, në dhejtor të vitit të kaluar. Nga viti 2006 deri në vitin 2020 ka punuar se këshilltare gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shkup. Ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka punuar këshilltare shtetërore në Qeveri. Më herët ka punuar edhe si Udhëheqëse e sektorit në Ministrinë e Mbrojtjes.