Pavarësishtë rritjes të rasteve aktive me COVID-19, përqindja e të shtruarëve në spital është në rënie!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në llogarinë e tij në Facebook shkruan se edhe për kundër rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 përqindja e të shtruarëve në spital në dy javët e fundit është ulur për 2%, pra nga 11.5% më 15 korrik në 9.7% më 23 korrik.

“Në vazhdimësi, përqindja e të shtruarëve në spiatal nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk kalon më shumë se 12%”, shkruan Filipçe në rrjetin social Facebook.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bën apel që të respektohen masat me qëllim mborjtjen nga Covid-19 dhe të mbajmë sistemin shëndetësor të qëndrueshëm.

https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2446447265662292