Pavarësisht numrit të lartë të të prekurve nga Kovid-19, shumica e qytetarëve neglizhojnë maskat


Një numër i caktuar i qytetarëve duket se janë mërzitur nga mbajtja e maskave dhe dorezave për tu mbrojtur nga koronavirusi. Në kafene dhe rrugëve të qytetit shumë njerëz lëviznin pa maska, madje edhe në grupe më shumë se dy persona. Ata që mbanin pajisje mbrojtëse shprehnin shqetësimin e tyre mbase mund të infektohen nga personat e pandërgjegjshëm.

“Duhet tu përmbahemi atyre rekomandimeve. Ka spekulime te popullata se është gënjeshtër. Nëse nuk mund ta vërtetojmë vet atëherë duhet t’iu përmbahemi rregullave”.

“Gënjeshtër nuk është. Në gjithë botën është, nuk është vetëm tek ne, a prej ku ka ardhur nuk e di. Isha ta paguaj faturën e ujit, dal vetëm për këtë, vazhdimisht qëndroj në shtëpi. Dy muaj aspak nuk kam dal nga shtëpia”.

Një pjesë e të anketuarve fajësojnë portalet e ndryshme se krijojnë huti duhet shpërndarë lajme të rreme. Ndërkaq më të vegjlit tashmë janë bërë shembull si duhet mbrojtur nga koronavirusi.

“Disa ekspertë, doktor botëror thonë është e rrejshme, disa thonë është koronavirusi. Tash kur një ekspert botëror ta jep një deklaratë ashtu, ti si qytetar i thjeshtë dyshon. Këtu është ndikimi i madh i ekspertëve dhe portaleve se çka janë duke shkruar”.

“Pse po e mban maskën? Maskën po e mbaj me më mbrojt prej virusit. Mami ma ka blerë maskën”.

Nga MPB-ja njoftojnë se 1068 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e maskës.