Pavarësia, Vedati me humor solidarizohet me komandantët në Hagë (VIDEO)

Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artisti kosovar, Vedat Bajrami përmes humorit, është solidarizuar me komandantët që gjendet në Hagë. Në këtë pjesë humoristike, ai është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi. Vedati përmes artit të tij, shfaqi kritika, duke thënë se komandantët nuk ishin përmendur në këtë festë të madhe për Kosovën.

“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre”, u shpreh ai.
Tutje, Vedat Bajrami, në rolin e Jakup Krasniqit, pati edhe disa kritika për politikanët e vendit.

“Mu gëzu njerëzit pse jemi në Hagë, mu gëzu politikanët, me iu bo qejfi që jemi në Hagë, mos me të përmend askush, mos me marrë guximin askush me fol, sado pak jemi kontribues të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me shok e miq. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, tha tutje ai.