Paunovski: Padi penale restorantit ku darkoi Mickoski


Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski theksoi se inspektorët të cilët ishin në terren për të kryer punën e tyre, nuk kishin njohuri se kush është në restorant, por në momentin që pronari dhe të punësuarit e restorantit nuk u lejuan që të hyjnë brenda për të kryer kontroll, atëherë ka lindur dyshimi se dikush në kundërshtim me protokollin për punë të restoranteve po shërbehet brenda në restorant. Paunoski paralajmëroi pasi për restorantin ku darkoi Mickoski.

“Inspektorët janë në teren çdo ditë, jo që e dinë por kanë urdhër që të kontrollojnë nëse respektohen apo jo protokollet. Në të gjitha hapësirat e mbyllura ndalohet të shërbejnë ushqime, kështu që inspektorët e kanë për detyrë që të kontrollojnë. Inspektorët që kanë qenë në atë teren kur kanë kërkuar që të kontrollojnë në restorantin në fjalë, janë penguar, me çrrastë është kuptuar se aty brenda ka njerëz. Por inspektorët janë penguar në zbatimin e detyrës së tyre, dhe kanë kërkuar përforcime. Inspektorët nuk e kanë ditur se kush është në restorant, por me vet faktin që nuk u është lejuar të hyjnë brenda, atëherë kanë lindur dyshimet se dikush është brenda, në kundërshtim me protokollin për punë të restoranteve”, tha Stojko Paunovski, drejtor Inspektoratit shtetëror të tregut.

Ndryshe siç kemi raportuar edhe më herët, në restorant bashkë me dy persona të tjerë ka qenë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pranoi se ka qenë në restorant dhe se është i gatshëm të paguaj gjobën.