Paunovski: Hoteleritë të mos i hapin objektet derisa nuk hiqet ndalesa për punë

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski sot apeloi që të respektohen vendimet për ndalimin e punës deri në shpalljen zyrtare të ndryshimeve të paralajmëruara.

“Shumë objekte guxuan madje të hapnin dhe mbledhin njerëz gjatë orës policore. Gjithçka që bëjmë është për shëndetin e njerëzve. Mbrëmë dhe një natë më parë, kemi mbyllur objektet në Tetovë, Vrapçishtë dhe Gostivar. Bëjë apel që të paktën në orën policore të mos vije puna deri tek ajo që inspektorët të cilët janë gjatë gjithë ditës në punë të thirren nga policia për të mbyllur objektet mbase, mbi të gjitha, të gjithë ata që shkojnë në objekte të tilla rrezikojnë familjet e tyre”, tha Paunovski në konferencën e rregullt për shtyp të Këshillit të Inspektimit.

Inspektorët e tregut nga data 4 deri më datën 11 të këtij muaji kanë kryer gjithsej 2.221 inspektime dhe kanë mbyllur pesë objekte hotelierike në Kërçovë, Ohër, Tetovë dhe Strumicë, të cilat funksionin pavarësisht ndalimit të masave qeveritare për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Do të pasojnë edhe kallëzimet për kundërvajtje për objektet në Ohër dhe Strumicë.

Janë evidentuar edhe pesë shkelje për mosrespektim të çmimeve të ngrira ose mosrespektim të mbikëqyrjes në disa vendbanime dhe janë mbyllur tre makina të kafesë në Shtip./tv21