Tetë padi penale, 38 për kundërvajtje dhe 47 lokale të paregjistruara. Ky ëhstë epilogu i 11.500 kontrolleve që inspektorët e tregut kanë kryer javën e fundit. Në disa raste janë marë masa, kurse në disa raste tek do të ndërmerren, deklaroi drejtori i Inspektoratit, Paunovski.
Ai tha se është konstatuar që disa pronarë lokalesh dhe tregtarë nuk i respektojnë masat, prandaj paralajmëroi kontrolle të shtuara gjatë tre ditëve të ardhshme të karantinës. Më shumë padi penale për mosrespektim të masave ka në Çair të Shkupit.
“Më shumë padi penale kemi pikërisht aty ku Komisioni për sëmundje infektive shpalli orë policore gjatë tërë vikendit, në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë. Numër më të madh të padive kemi në komunën e Çairit, por kemi edhe në Qendër, Aerodrom, por më së shumti ka në Çair”, deklaroi Paunovski.