Paulina: “Qysh bre po gjykoni kaq shumë s’po ju vjen marre

Paulina Muhaxhiri:

Qysh bre spo ju vjen marre me gjyku kaq shumë.

Po a e dini ju çka është semundja e Alzheimerit ?

Kjo sëmundje karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një ose më shumë fusha siç janë, të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cënuar pavarësinë funksionale të individit

Pra, ky person kërkon 24h mbikqyrje.

Prandaj, familja ka mendu se po e bën më të mirën duke e dërgu aty ku ka profesionistë shëndetësorë, kushte të mira, me lokacionin e qendrës e kanë mendu efektin e mirë të ajrit të pastër dhe të tjera.

Qysh me e lanë vetum në shtëpi kur ata punojnë ?

Qysh me i’a besu dikujt që nuk është profesionist dhe mundet me lanë punen në çdo kohë e rrethanë ?

Qysh me i’a siguru krejt kushtet kur njerëzit me siguru para duhet të punojnë e lëvizin ?

Prandaj me sëmundje si Alzheimeri dërgimi në atë qendër ka qenë mënyra më e mirë me menaxhu situaten, sipas familjes.

E ju nga kolltuku shitni pallavra jo qysh e kanë dërgu në shtëpi të të moshuarve, djalin e paska në Belgjikë e çiken në Kosovë.

Ani hajdeni, tash nuk është në qendër dilni në ndihmë Zhanetes ose trusni e mos gjykoni.