Pasuria e Labinot Tahirit nga muzika, dhe vetura e tij 80 mijë euro!

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit. Shtëpia ku banon Tahiri është 1,025.00 m2, vlera e së cilës është 370,000.00 euro.
Tahiri ka deklaruar edhe truall, vlera e së cilës është mbi 300,000.00 euro.

Tutje, Tahiri ka deklaruar edhe një veturë vlera e së cilës është 80,000.00 euro, derisa në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar një tjetër veturë prej 27,000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Detyrime financiare, Tahiri ka deklaruar të ketë ndaj BPB për renovimin e shtëpisë, 64,000.00, dhe BE 20,000.00 euro.

Kurse për veturën e deklaruar, ai ka bërë me dije se ka detyrime financiare 80,000.00 euro ndaj F.B. Ndërkaq, para të gatshme, si përfitim nga muzika, Labi i ka deklaruar vetëm 6,000.00 euro. Vlen të përmendim faktin se Tahiri ka kohë që njihet edhe për vullnetin, për t’iu ndihmuar familjeve në nevojë si shumë personave që vuajnë nga sëmundje të rënda