Pastrohet hapësira e ish “Treskës” – A do të betonohet e gjithë hapësira e lirë në Qendrën e Shkupit?

Me largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të rënda, çatisë prej asbesti dhe me rrënimin e objekteve filloi procedura e pastrimit të lokacionit te ish-fabrika “Treska”. Sipas kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, e gjithë hapësira do të duhet të pastrohet brenda disa javësh. Ai thotë se gjendja aktuale, përveç që paraqet burim për përhapje të infeksioneve për banorët e zonës, është edhe deponi e egër në mes të komunës dhe Qytetit të Shkupit.

“Komuna Qendër respekton vendimet e Prokurorisë e cila vepronte pas përcaktimit të shkaqeve të zjarrit dhe për këtë arsye gjatë periudhës së kaluar, deri në fillim të gushtit, të gjitha procedurat për pastrimin e kësaj hapësire, ishin ndërprerë. Menjëherë pasi Prokuroria të na japë leje për vazhdimin e aktiviteteve në terren, ne do ta nisim procesin dhe procedurat ligjore për pastrimin e objekteve të fabrikës së braktisur”, deklaroi Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.

Siç bëri me dije kryetari, në komunën Qendër kanë mbërritur 36 kërkesa për dhënie të vendimeve për largim të objekteve, 13 prej të cilave tashmë janë miratuar. I pyetur – nëse pastrimi i kësaj pjese po bëhet që investitorët të mund të ndërtojnë, Gerasimovski me përgjigje se komuna po përpiqet të sjellë një PDU të ri, me qëllim që të ketë urbanizim sa më të mirë.

“Për momentin ka një PDU. Kishim moratorium për tre vjet dhe qëllimi ishte të ndryshojnë Planet e Detajuara Urbanistike. Për fat të keq, brenda këtyre tre vjetëve nuk u arrit që ato të ndryshojnë derisa po zgjaste vetë moratoriumi dhe ky PDU. Po bëjmë përpjekje që përmes rregullimit kjo pjesë të ndahet dhe të bëjmë një PDU dhe urbanizim sa më të mirë”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.

Hapësira te fabrika “Treska” është ndarë në 6 parcela ndërtimore ku parashihet të ndërtohen rreth 30 ndërtesa të reja. Ish-kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, thoshte se hapësira është planifikuar keq dhe ndërtesat i quajti “napolitanka”, sepse siç tha, me ta tërësisht betonohet hapësira pa sipërfaqe adekuate publike dhe gjelbërim. Në ndërkohë, PDU-të për Bunjakovec 1 dhe 2 nuk janë ndryshuar, kurse Gerasimovski nuk u përgjigj nëse aksioni i sotëm për pastrim paraqet fillim i urbanizimit dhe betonimit të kësaj pjese të qytetit.