Pastrim apo dëmtim?

Banorët e fshatit Çegran të përkrahur nga ndërmarja publike Komunalec kanë pastruar atarin e fshatit në dalje për në Vollkovi dhe në hyrje për në Çegran. Disa qytetarë janë ankuar tek Portali investigativ Pa Censurë se pastrimi i fshatit është për t’u përshëndetur por djegja e mbeturinave dëmton rëndë ambientin jetësor.

Reagimet janë adresuar në portalin tonë duke thënë: ‘Nuk duhet të dëmtojmë ambientin jetësor vetëm sa për të ju treguar njerëzve se punojmë ‘ thotë çegranasi i cili dëshiron të mbetet anonim.