Pasqyrë ditore e gjendjes me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë me virusin e ri korona deri më tani janë infektuar 19.385.292 persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 720.053, ndërsa janë shëruar 12.445.324 persona.
-Gjatë 24 orëve të kaluara, prej 463 testeve të bëra, në Kosovë janë regjistruar 181 raste të reja të virusit korona, ndërsa tre persona ndërruan jetë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Në periudhën e njëjtë janë regjistruar 125 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë janë evidentuar 9.869 raste me kovid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 303 persona.

-Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi janë konfirmuar 276 raste të reja me virus korona, në bazë të 9.922 mostrave të testuara, ndërsa ndërruan jetë edhe pesë persona.

-Në Spanjë janë regjistruar 1.895 raste të reja me virus korona, më së shumti në Baski, Kataloni dhe Aragon, bënë të ditur sot autoritetet spanjolle. Kjo është rreth 200 infektime të reja më shumë se sa kishte dje. Rritje më e madhe e rasteve të reja është regjistruar në Baski, për 428 ose 26 për qind më shumë se sa të enjten. Që nga fillimi i epidemisë në Spanjë janë infektuar më shumë se 314.000, ndërsa kanë ndërruar jetë 28.503.
-Numri i rasteve të vdekjes në SHBA sot tejkaloi 160.000, që është gati një e katërta e numrit të viktimave në botë, përderisa në vend ende debatohet se a të hapen shkollat në javët e ardhshme. SHBA-ja, ku ka më së shumti raste të virusit korona, gjithsej ka 160.003 raste të vdekjes dhe 4,91 milionë të infektuar.

-Në Bullgari janë konfirmuar 297 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është 13.014. Shumica e pacientëve janë nga Sofja, ndërsa pastaj vijojnë Pllovdivi dhe Dobriçi. Në mesin e pacientëve të rinj ka 12 punonjës shëndetësorë.Për momentin në Bullgari janë infektuar 5.205 persona, ndërsa 874 persona janë hospitalizuar.

-Në Bosnjë e Hercegovinë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 282 raste të reja me virus korona, ndërsa ndërruan jetë nëntë persona. Prej gjithsej 282 rasteve të reja, 198 janë në BeH, ndërsa 84 në Republikën Serbe. Në BeH, virusi deri më tani është konfirmuar te 8.026 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 190 pacientë. Deri më tani janë konfirmuar 5.429 raste me virus korona në Republikën Serbe, ndërsa kanë ndërruar jetë 191 persona.

“Në Kroaci, në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 62 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 553”, kumtoi sot Shtabi kombëtar për mbrojtje civile. Nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 5.466 raste të koronavirusit, ndërsa kanë vdekur 155 persona. Deri më tani, janë testuar gjithsej 126.410 mostra.

– Në 24 orët e fundit në Slloveni, janë konfirmuar 10 raste të reja të koronavirusit, në bazë të 753 mostrave të testuara. Në atë vend ka 181 raste aktive. Në ditën e kaluar nuk pati vdekje, duke e lënë gjithsej 125 numrin e vdekjeve, ndërsa 2.233 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë.

– Në Gjermani janë regjistruar 1.147 raste të reja të koronavirusit , duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 214.,241, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Robert Koh. Kjo është një rritje e numrit të të infektuarve në krahasim me një ditë më parë kur janë regjistruar 1.045 pacientë, që është hera e parë në tre muaj që numri i të infektuarve të rinj tejkalon 1.000. Numri i vdekjeve u rrit për tetë, në 9.1183.

– Polonia nuk planifikon të vendos masa kufizuese shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të personave të infektuar”, tha sot zëvendësministri i Shëndetësisë Janush Kisheniski.
Qeveria polake ka vendosur rregulla më të rrepta në disa rajone, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në publik.
Ministria kumtoi se sot në Poloni janë raportuar edhe 809 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 50.324, ndërsa 1.787 të vdekur

– Në Kinë janë regjistruar 37 raste të reja të koronavirusit, 27 prej tyre janë bartur lokalisht, ndërsa shumica prej tyre janë raportuar në provincën Ksixhiang. Në Kinë janë identifikuar 14 raste të reja asimptomatike. Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 84.565 raste të koronavirusit, ndërsa 4.634 njerëz kanë vdekur.

-Në Peru janë konfirmuar 7,785 raste të reja të koronavirusit, që është numri më i lartë i rasteve të raportuara brenda një dite nga fillimi i epidemisë”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve u rrit në 455.000. Janë regjistruar 194 raste të vdekjes në 24 orë, gjithsej 20.424.

-Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri në Afrikë ka tejkaluar një milion, thanë sot zyrtarët, ndërsa ekspertët besojnë se numri është në mënyrë të pakrahasueshme më i lartë për shkak të mungesës së testeve. Shumica e të infektuarve janë në Republikën e Afrikës së Jugut. Në fillim të epidemisë, nga 53 vendet afrikane, vetëm dy kishin pajisjet e nevojshme të testimit dhe një numër të mjaftueshëm testesh, ndërsa tani, megjithëse të gjitha janë të pajisura, problemi i testit është përsëri i pranishëm.