“Paske me hanger buxhetin e Kosovës”, Sellma tregon hapur sa kushtoi grimi për presidenten


Sellma Kasumoviq përkujdeset për dukjen e shumë fytyrave publike.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale ajo tregoi se kujdeset edhe për Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Pasi Sellma ka një famë të madhe duke u njohur edhe ndërkombëtarisht, ajo merr komente nga më të ndryshmet nga fansat e saj.
Në publikimin që bëri së fundmi ku uroi Osmanin për postin e ri ajo mori një koment të së cilës nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Kuku moj Selma paske me hanger buxhetin e Kosoves”, ishte komenti i ndjekëses së cilës ia mbylli gojën.
“Kontributi im eshte ndoshta modest, por grimi ( jo vetëm per kete Presidente) eshte falas, u përgjigj ajo.