Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”.
Këto kanë qenë fjalët e 45-vjeçarit Taulant Malaj, i cili vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika dhe plagosi rëndë gruan me të cilën ishte në proces divorci pasi dyshonte se e tradhtonte.
Para se të godiste disa herë me thikë vajzën dhe gruan në banesën e tyre në Torremaggiore, Foggia, ai kishte vrarë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis në shkallët e pallatit.
Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve
Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj dhe ndaj ishte goditur nga i ati me thikë duke ndërruar jetë. Por në video Taulanti kishte shtuar: “Do të të vras edhe djalin”, duke treguar qëllimet e tij. Burri ishte ndaluar pikërisht teksa po endej në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar. (https://veroinn.com)
Hetime për shpërndarjen e videos
Ndërkohë nga policia italiane po vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e ka publikuar videon e vrasjes së dyfishtë në internet dhe në rrjetet sociale. “I bëjmë thirrje qytetarëve për ndjenjën e përgjegjësisë, duke i ftuar ata që për shkak të tragjedisë familjare të mos bëjnë të ditura më tej video dhe/ose imazhe makabre dhe të papërshtatshme, veçanërisht me respekt ndaj familjarëve”, thonë karabinierët të cilët po punojnë për të identifikuar se kush deri më tani, e ka shpërndarë atë video.
Gjendja shëndetësore e Teftës, 39-vjeçares shqiptare, mbetet e rëndë. Gruaja është në një prognozë të rezervuar, por jeta e saj nuk është në rrezik, ajo është plagosur me gjashtë plagë me thikë në bark.
Sipas hetuesve, vajza 16-vjeçare Xhesika ishte goditur nga i ati me të paktën dhjetëra goditje midis barkut dhe gjoksit.
Vrasja e 51-vjeçarit italin
Massimo De Santis, 51 vjeç, pronari i një bari në Torremaggiore, Foggia ishte i pari që u vra nga 45-vjeçari shqiptar. Taulant Malaj dyshonte se De Santis ishte i dashuri i gruas së tij. Italiani banonte në të njëjtin pallat me autorin dhe viktimat. Mbrëmjen e 6 majit, ai sapo kishte mbyllur barin e tij dhe u kthye në banesë. Taulant Malaj e ka sulmuar në shkallët e pallatit duke e goditur disa herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka vrarë vajzën 16-vjeçare dhe plagosur gruan e tij.
39-vjeçarja sipas mjekëve është ende në gjendje shoku dhe nën efektin e qetësuesve. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Ajo ishte e martuar prej 17 vitesh me Taulantin.