Reperi i njohur, Fero, dje u lirua nga paraburgimi.
Këngëtarit gjilanas iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi u dyshua për sulm fizik dhe kanosje ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.
I njëjti pak javë më i parë i reagoi Arbenitës duke i thënë që të mos viktimizohet dhe se për këtë do të shihen në gjyq.
Ai së fundmi ka shpërndarë disa video në InstaStory, ku shfaqet nga vetura e tij duke dëgjuar ilahi.
Ilahitë përndryshe janë këngë me motive fetare, larg asaj që interpreton e sjell Fero për fansat dhe publikun.
Feronit Shabani (emri i vërtetë) dhe modelja nga Kumanova janë të martuar që disa vite.
Ata kanë jetuar në qytetin e Gjilanit dhe ndajnë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Nina.