Pasi u largua nga feja “i bie pishman”, Zekirija Idrizi: Kam vendosur që t’i rikthehem fesë islame

Imami i cili u bë i njohur me kritikat kundër fesë islame Zekirija Idrizi, ka ndryshuar qëndrimet e tij.

Edhe pse në një emision televiziv kohë më parë ai tha se është agnostik, në një status në Facebook, sonte ka deklaruar se ndjehet mysliman.

Postimi i plotë:

DEFINITIVISHT VAZHDOJ TË JEM MYSLIMAN FETARISHT

Përfundimisht kam vendosur të rikthehem dinjitetshëm në fenë islame. Jam penduar thellë nga gjitha rebelimet e mia fetare e teologjike kundrejt Zotit dhe fesë.

Këtë katarsis-transformim e pendesë e kam shfaqur edhe te Drama ime “Pranë varrit të profetit Muhammed a.s.”, në dialogun tim të imagjinuar me profetin.

Dorën në zemër, unë jam një mysliman i moderuar dhe racionalist, larg çdo ekstremizmi, radikalizmi e fundamentalizmi. Në rrafshin kombëtar, ndërkaq, vazhdoj të mbetem deri në vdekje një SHQIPTAR i mirëfilltë, i cili bindjen dhe mendimet e veta i mbështet mbi parimet fundamentale e programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neoshqiptarizmit.