Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka dalë pozitive me Covid-19.
Këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe tregon për gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo thotë se fatmirësisht nuk ka edhe aq vështirësi dhe po e kalon lehtë Covidin dhe është vetizoluar. Diona madje ka një mesazh për të gjithë.
Këngëtarja u thotë të gjithëve se duhet të kenë kujdes për veten dhe familjen se ky virus nuk është shaka.