Pasi tentuat ta eliminojnë, Rade Shtekli punëson sigurim personal, paga 3,000 euro.


Rade Trajkovski Shtekli ka publikuar një shpallje në profilin e tij në Instagram për punësimin e katër personave si sigurim personal.

Kandidatët duhet të kenë përvojë ushtarake ose policore, ndërsa paga e ofruar është 3,000 euro.

Shtekli deri më tani ka qenë shënjestër e tre tentativave për eliminim. Dy herë është qëlluar në qendrën tregtare “East Gate”, ndërsa herën e fundit një bombë është hedhur në oborrin e tij në lagjen Keramidnica.