Pasi Syla i përmendi emrin në debat, reagon Gold AG


Su*lmin ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të deklaratave të tij për diasporën u komentuan pothuajse nga të gjithë.
Kishte prej atyre të cilët i dhanë përkrahje dhe e dënuan dhu*nën e shprehur ndaj gazetarit por kishte edhe prej atyre që ishin në krah të personit i cili kreu su*lmin.

Nga fytyrat publike ka reaguar edhe këngëtari Gold AG, me një postim në rrjete sociale pasi Valon Syla i përmendi emrin në një nga debatet ku ishte i ftuar.
Goldi e publikoi videon në “Instagram“, ku dëgjohet Valon Syla duke thënë se këngëtari është njëri nga ata që i konvenon të mbështes diasporën pasi nuk dëshiron t’i humbas mbrëmjet muzikore.
Këngëtari e ka publikuar videon në “Instagram” dhe në mbishkrim ka shkruar: “Kur të kruhet, të shkruhet”.