Pasi publikoi story në Instagram, merret në pyetje Dardan Krivaqa, vr*asësi i 18 vjeçares në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video në llogarinë personale të Dardan Krivaqës në Instagram, të dyshuarit kryesor për vr*asjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, muajin e kaluar në Ferizaj.
Video është publikuar në rubrikën e storieve, ku ka qëndruar për 24 orë dhe në të shihet Krivaqa duke ecur në rrugë. Në lidhje me këtë video është kontaktuar zëdhënësinë e Shërbimit Korrektues të Kosovë, Florent Gashi i cili ka thënë se Krivaqa nuk ka telefon brenda në bu*rg dhe se kontrollohet çdo ditë nga gardianët.

Tutje, Gashi ka shtuar se pas këtij lajmi Krivaqa është intervistuar dhe ka thënë se dikush nga jashtë mund të ia ketë keqpërdorur llogarin e tij.
“Personi në fjalë është i vendosur në BSL, i njejti kontrollohet çdo ditë dhe nuk ka telefon. Pas publikimit të këtij lajmi, i njejti është intervistuar dhe deklaron se dikush nga jasht mund ta ketë keqperdorur llogarine e tij”, tha Gashi.

Gazeta kishte kontaktuar edhe avokatin e Dardan Krivaqës, Admir Salihu, i cili ka thënë se nuk ka autorizim të deklarohet për klientin e tij, por që arsyeja e vazhdimit të parabu*rgimit edhe për dy muaj është pikërisht dërgimi për ekzaminim të telefonit të tij.

Dardan Krivaqa dyshohet se vrau në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.
Ai kishte precedentë të shumtë penal ndërsa dosja e tij është publikuar nga gjykata ku thuhet se ka pasur të paktën 10 procese gjyqësore.
Dardan Krivaqa kishte qëndruar për dy ditë në arrati, derisa ishte kapur nga Policia e Kosovës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt.