Policia ngriti kallëzim penal kundër një banori të Kumanovës, i cili mbante dy dre në stallën e tij në fshatin Tromegjë, njoftoi MPB-ja.
“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.J. (24) nga Kumanova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale të gjuetisë, mbajtjes dhe shitjes së paautorizuar të kafshëve dhe shpendëve të egra.”