Pasi konsumoi domestos, gruaja nga Vitia vdes rrugës për në QKUK

Një lajm të keq e mori sot familja Rashiti nga Vitia, pasi e kuptuan që më e dashura e tyre ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK. E ndjera të mërkurën tentoi t’i jap fund jetës dhe fillimisht u dërgua në gjendje të keqe në spital.
Por sot në mesditë ajo vdiq.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima nga fshati Sadovinë e Qerkezëve në Viti, kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, për shkak se kishte konsumuar preparate kimike (domestos) dhe për pasojë i ishte përkeqësuar gjendja.

Thirrja për ndihmë bëri që të intervenonte Emergjenca, me ç’rast gruaja u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por për shkak të gjendjes serioze, sot u mor vendim që të transportohet në Qendrën Klinike Universitare. Fatkeqësisht, ajo nuk arriti që të trajtohej në këtë qendër, pasi rrugës për në QKUK humbi jetën, me ç’rast mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Burimet e mediave thonë se ende nuk dihet motivi i rastit, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi është dërguar në IML për obduksion.