Pasi Graniti i tha të shoh si motër, Fifi bën gati valixhet të largohet nga “Big Brother”

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit është përfolur nga të gjithë banorët, por mbrëmë pas spektaklit raporti mes tyre ka marr drejtim tjetër. Graniti i tha këngëtares që e sheh vetëm si motër dhe nuk ka ndenja për të, më pas ishte Fifi ajo që i tha se nuk dëshiron të ketë punë më me të dhe kërkon të e lë rehat.

Kjo ngjarje shkaktoi ‘dramë’ në shtëpi, pasi sipas Sheliës – Fifi kërkoi të bënte gati valixhet dhe të largohej nga shtëpia.
Por ishte Iliri ai që e ndali që të mos e bënte këtë gjë.