Siç informojnë nga partia, takimi është caktuar në ora 14 në selinë e partisë në Tetovë.
Mbledhja vjen pasi Gjykata Administrative mbrëmë i hodhi poshtë si të pabazuara të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.
Vendimet e Gjykatës Administrative konfirmojnë vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjedhore.