Pasi e vrau, tani Naim Murseli deklaroher se tradhëtia ka qenë motivi i vrasjes!

Liridona Ademaj është vrarë me armë zjarri me 29 nëntor të vitit që lamë pas, për vrasjen e saj janë arrestuar 3 persona: Naim Murseli (bashkëshorti i saj) dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Për vrasjen që tronditi vendi është aluduar për disa variante se përse mund të ketë ndodhur ky akt makabër. Ndër to, ishte përmendur një sigurim shëndetësor nga shteti suedeze prej ku jetonin çifti me dy fëmijët e tyre.

Naim Murseli, për të cilin ishte raportuar se fillimisht kishte pranuar vrasjen, pastaj kishte deklaruar se nuk është në gjendje të falsë, së fundmi ka dhënë një arsye pse sipas tij u vra Liridona.

Ai tani po pretendon se “tradhtia” ishte motivi i vrasjes.

“E ndjera ishte një nënë e mrekullueshme, mirëpo si person ishte temperamente dhe nuk tregonte aspak respekt në shtëpi ndaj meje… nuk isha i lumtur me të… bashkëshortja ime më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi”, ka deklaruar ai para trupit gjykues përcjell Insajderi.