Pasi Dani u shtri në spital, djali i tij ka diçka për të thënë

Andi Krasniqi është djali i këngëtarit të njohur kosovar, Ramadan Krasniqit.
Pas disa problemeve shëndetësore, Dani sot është shtruar në spital.
“Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim”- ky ka qenë sqarimi i këngëtarit në fjalë.

E këtë njoftim nga ai e ka shpërndarë edhe djali i tij Andi.
“Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,
Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.
Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!
Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!
Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!
Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!
Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!
Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira.
Dani”, ka shrkuar këngëtari.