“Pasha Kuranin…”, Kurti që në fushatë përbehej në librin e shenjtë ia krisë rakisë në muajin e Ramazanit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka habitur përkrahësit e tij pasi në muajin e Ramazanit u shfaq duke pirë raki. I pari i shtetit që në fushatë zgjedhore për të tërhequr audiencën ishte betuar edhe në librin e shenjtë Kuranin, sot pozoi duke pirë raki, shkruan Insajderi.

Kurti, sot ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Ai së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në nderim të kësaj dite të rëndësishme në historinë e luftës së UÇK-së, Kurti e Haradinaj e kanë gostitur veten me nga një gotë raki, e cila e ka shpërndarë edhe një fotografi.