Pasaportat e skaduara nuk garantojnë udhëtimet! MPJ: Ende nuk kemi marr “ok” nga shtetet tjera


Ministria e Jashtme ende nuk ka marr asnjë konfirmim nga shtete tjera nëse do të njohin pasaportat e skaduara të shtetasve tanë për një periudhë gjashtë mujore. Megjithëse nga 1 korriku ndryshimet e Ligjit për dokumente të udhëtimit do të hyjnë në fuqi, shtetasit tanë ende nuk kanë një garanci nëse mund të udhëtojnë lirshëm për të dal nga vendi ynë me pasaportë pa afat. Thonë se janë në pritje.

Për ndryshimet e ligjit janë informuar të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit, të cilat pastaj i kane njoftuar organet kompetente të vendeve përkatëse. Ende jemi në pritje të vendimeve finale të shteteve përkatëse rreth pranimit të kësaj mundësie – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë autoritetet sqaruan se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe shtetasit në kthim nuk do të kenë asnjë problem, por sugjerojnë që pasaportën e skaduar të lënë si opsionin e fundit në rast se marrin rrugë jashtë shteteve më të largëta se të rajonit, meqë disa shtete kanë regjime të ndryshëm vizash dhe afatesh. Nga Ministria e Brendshme thonë se Ligji po të jetë ndryshe, me një ankesë të thjesht për diskr*iminimi do të rrëzohej në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji në fjalë është i njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit, nuk mund të miratojmë një ligj që do të vlej për disa qytetarë dhe jo për të tjerët. Ne si ministri kemi njoftuar të gjitha pikat kufitare për të pranuar validitetnin e pasaportave të skaduara. Por, qytetarët që janë brenda vendit, ju sugjerohet që të nxjerrin pasaporta të reja ngaqë tani do të fillojnë të jepen edhe me emrin e ri kushtetues – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Me propozim të deputeteve Kuvendi ka miratuar ndryshimit e Ligjit për dokumentet e udhëtimit me çka që nga 1 korriku vazhdohet afati i vlefshmërisë së dokumenteve deri më 31 dhjetor. Në mungesë të ekzemplarëve të pasaportave një situatë e tillë ishte edhe vitin e kaluar gjatë kulmit të pandemisë. Me dekret të Qeverisë në vitin 2020, njësoj u mundësua që shtetasit tanë të mbetur nëpër vendet tjera si pasojë e karantinës nga virusi korona, të kthehen lirshëm në vendlindje edhe me pasaporta të skaduara.