“Pasaportat e bosëve”, Zaevi nuk ndihet përgjegjës

Fal*sifikimet janë bërë në kohën e VMRO-DPMNE-së. Kështu kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj ak*uzave të opozitës se ai dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski janë të përfshirë në aferën me pasaportat e fal*sifikuara. Zaevi thotë se nëse dikush zbulon dhe ndjek pe*nalisht në mënyrë aktive kr*imin, ai duhet të shpërblehet, jo të përgjigjet. Kryeministri nuk u përgjigj nëse ai personalisht ka mundësuar logjistikë.

Pyetje: A kanë siguruar logjistikë kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski për ma*fiozët dhe kartelet e dr*ogës, siç ak*uzon VMRO DPMNE-ja?
Përgjigje: “Ju ftoj të pyesni ministrin Oliver Spasovski për detaje. Vërtet përpiqet të më informojë rregullisht, të vijë në takim ndërsa merremi me aktivitetet tona të përditshme. Fokusi im është përgjithësisht drejt pandemisë. (Spasovski) në mënyrë transparente i dha të gjitha të dhënat. Vërtetë nuk mund të predjudikoj ndonjë përgjigje specifike për këtë çështje, duhet ta pyetni ministrin Oliver Spasovski. Ministri i brendshëm, kryeministri, ministra të tjerë nuk mund të fajësohen për shkak se kanë kryer veprime të suksesshme”.

Zaev gjithashtu ka justifikim për kolegët e tij të koalicionit të cilët janë takuar me Sedat Pekerin një vit më parë në Shkup. Gjatë vizitave të tij në vend, kreu i ma*fias turke kishte takime me kryetarin e komunës së Mavrovës Rostushës, Medat Kurtovski nga radhët e LSDM-së, deputetin Enis Ibraimi dhe Bejxhan Ilijaz nga partitë turke, Nezhdet Mustafa nga partia rome dhe Munir Kolashinac nga Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, me autoritetet lokale të komunës së Butelit dhe me përfaqësuesit e BDI-së. Zaev thotë se nuk e kanë ditur që Peker ka të kaluar kr*iminale.

Opozita njoftoi sot se një pasaportë е Мaqedonisë i është lëshuar edhe njërit prej bashkëpunëtorëve kryesorë të ma*fies italiane, Valid Isa Hmais. Sipas partisë, ai konsiderohet pastruesi kryesor i parave nga tregtia e kokainës në na*rko ma*fien italiane, i cili në procedurë të rregullt mori pasaportë maqedonase me një identitet të vj*edhur.

“Valid ka qenë në arr*ati në disa vende të botës që nga viti 2017, dhe pasi mori pasaportë maqedonase me emrin Taqo Vurmo, ai përdori pasaportën e tij maqedonase dy herë në janar të vitit 2019 dhe u largua për në Turqi përmes Aeroportit, Petrovec. Sipas informacioneve të fundit të publikuara në mediat italiane, ai dy*shohet se ndodhet në shtetin ishull të Mauritius. Maqedonia u bë Kolumbia e Ballkanit. Kjo aferë nuk guxon të përfundojë vetëm me përgjegjësinë e nëpunësve.”

Tetë nëpunës të MPB-së që i kanë lëshuar pasaportat me identitet të huaj për kr*iminelët e shteteve të huaja, natën e kaluan në Shutkë, ndërsa dy të tjerë nuk guxojnë ta lëshojnë Shkupin. Policia ende është në kërkim të se*kserit. Nëse sozitë përpiqen ta kalojnë kufirin me pasaportat maqedonase do të arr*estohen, sepse Interpol është informuar për të gjithë 214 shtetasit e huaj që kanë pasaporta të fal*sifikuara të Maqedonisë.