“Pasaporta e vaksinimit”/ Çfarë është dhe si funksionon?

Në media është publikuar mënyra sesi mund të përdoret. Çfarë kushtesh ekzistojnë për të marrë një “pasaportë”? Certifikata do të lejojë të udhëtohet për turizëm në tre kushte: 1. Që personat të jenë vaksinuar me ndonjë prej vaksinave të aprovuara dhe të përdorura në territorin e BE-së, por shtetet anëtare mund të vendosin të pranojnë vaksina të tjera përveç kësaj, për të lejuar hyrjen në shtetasit e vendeve ku përdoren vaksina të tjera.
Featured image of article: “Pasaporta e vaksinimit”/ Çfarë është dhe si funksionon? Foto ilustruese

EVROPË-Komisioni Evropian ka paraqitur ditën e sotme, një pasaportë digitale vaksinimi, e cila do të ofrojë lëvizjen e lirë gjatë pandemisë. Në media është publikuar mënyra sesi mund të përdoret.

Çfarë kushtesh ekzistojnë për të marrë një “pasaportë”?

Certifikata do të lejojë të udhëtohet për turizëm në tre kushte:
1. Që personat të jenë vaksinuar me ndonjë prej vaksinave të aprovuara dhe të përdorura në territorin e BE-së, por shtetet anëtare mund të vendosin të pranojnë vaksina të tjera përveç kësaj, për të lejuar hyrjen në shtetasit e vendeve ku përdoren vaksina të tjera.
2. Që të kenë një test negativ ndaj Covid-19.
3. Që personat të kenë kaluar Covid-19.

Çfarë informacioni do të ketë në pasaportë?

Certifikata do të përfshijë një grup të kufizuar informacioni siç janë emri, data e lindjes, data e lëshimit, informacioni përkatës i vaksinës, testit, rikuperimit dhe një identifikues unik i certifikatës .

Këto të dhëna mund të kontrollohen vetëm për të konfirmuar dhe verifikuar vërtetësinë dhe vlefshmërinë e certifikatave.

Ku do të jetë e vlefshme?

Dokumenti do të jetë i vlefshëm në të gjitha shtetet anëtare dhe i hapur për Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën .

Kur do të dalë në treg?

Dokumenti, i cili pritet të jetë në dispozicion nga qershori, do të dalë në të dy versionet e shtypura dhe dixhitale dhe do të jetë ligjërisht i detyrueshëm për shtetet Anëtare. Certifikata do të jetë falas dhe do të jetë në dispozicion në gjuhën zyrtare ose gjuhët e shtetit anëtar lëshues dhe në anglisht.

Të gjithë njerëzit, e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, duhet të përfitojnë nga një çertifikatë dixhitale jeshile kur udhëtojnë në BE.

Kush do të jetë në gjendje të ketë pasaportën?

Dokumenti do t’u jepet qytetarëve të BE-së dhe anëtarëve të familjes së tyre, pavarësisht nga kombësia, për shtetasit e vendeve të treta që jetojnë në BE dhe për vizitorët që kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet e tjera anëtare .