Pas zjarrit, Greqia goditet nga tërmeti


Një tërmet i shkallës 4,5 të Rihterit është dëgjuar sot në ishullin grek Samos, shkruajnë mediat greke.

Tërmeti sipas këtyre mediave ka ndodhur në orën 10 e 18 të kohës evropiane ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në plazhin Marathokampos.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Greqia edhe më tej është në shok për shkak të zjarreve që kanë ndodhur në Athinë dhe sipas informatave të fundit kanë vdekur 80 persona./botasot