Mbrëmë rreth orës 00.10 në Shkup në një lokal në rrugën “Orce Nikolov” disa persona që kanë qenë duke qëndruar në terasën e lokalit, kanë nisur një zënkë midis tyre, ndërsa më vonë ka ardhur deri te rrahja midis të njëjtëve.
Pastaj dy prej personave kanë ikur, por më vonë janë kthyer dhe kanë vazhduar me zënkën.
Pronari i objektit. P.P.(56) nga Shkupi ka tentuar që t`i ndaje, ku njëri prej personave me thikë e ka ther në krahun e dorës së djathtë.
Të lënduarit në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohri” iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendngjarje, po punohet në zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësve./Almakos/