Pas Vulinit dhe Djuricit edhe Kryetarja e Kuvendit në Serbi rezulton pozitive me koronavirus

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, mirëpo pas tij kanë rezultuar pozitive edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric si dhe Kryetarja e Kuvendit të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria Mbrojtjes përmes një kumtese për media, ku theksohet se Vulin ndihet mirë pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric është infektuar me koronavirus.

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre shkruajnë se Djuric është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.

E si duket në festën e fitorës së partisë së Vucicit, SNS, në zgjjet e javës së kaluar, ka bërë që nga pakujdesia të infektohen shumë zyrtarë të lartë serb.

Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i dhomës së tregtisë, Marko Cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë.

Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së partisë progresive serbe, të presidentit Aleksander Vucic, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Djuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.