Pas vendimit të Supremes për Hanin e Elezit, reagon Rufki Suma


Vendimin e gjykatës Supreme për të mos e çuar në rivotim komunën e Hanit të Elezit, kandidati i pavarur, Rufki Suma e ka cilësuar si politik.

Suma theksojë se pavarësisht rrethana do ta respektojë vendimin.
“Vendimi i Gjykatës Supreme është i plotfuqishëm, nuk ka të drejt ankese. Sipas meje përderisa ka vendosur një herë PZAP që është organ profesional edhe ata janë gjyqtarë sa i përket zgjedhjeve mirëpo Gjykata Supreme është organ më i lartë. Unë mendoj se më shumë ka qenë vendim politik megjithatë është vendim i një organi të drejtësie dhe nuk kemi më shumë se çfarë të kundërshtojmë”, tha Suma.

Ai tha se gjyqtarët janë të zgjedhur kur në krye të shtetit kanë qenë PDK-ja.
“Është një strukturë e gjyqtarëve që janë të përzgjedhur kur PDK-ja ka udhëhequr megjithatë edhe në PZAP ka gjyqtarë dhe nuk besoj se ata janë të pashkolluar”, u shpreh ai.

Sot, Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“APROVOHET si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ANULOHET vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.693/2021, të datës 21.10.2021, dhe çështja i kthehet PZAP-it, në rivendosje”, thuhet në vendim.