Kosova është përballur me të nxehtin afrikan gjatë ditëve të fundit, duke bërë që vendi të përballet edhe me zjarre.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet rënie e temperaturave dhe reshje shiu.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.