Të migrosh në një shtet tjetër, për një jetë më të mirë, ka në vete edhe të këqijat. Mungesa e vendlindjes, e në veçanti ajo prindërore, vërehet shumë.
Në Shqipëri është bërë një video, tashmë virale, në rrjete sociale, ku shihet një djalë shqiptar që befason prindërit e tij që s’i kishte takuar për tre vjet.
Në video shihet se si djali është veshur si shërbyes në organizimin e ahengut për t’i befasuar prindërit e tij.
Ajo çfarë e bën edhe më emocionuse, personi i parë që e njohu djalin e saj ishte nëna e tij. E ëma iu hodh në përqafim porsa e pa të birin e saj.
Nga ana tjetër, edhe babai i djalit befasohet dhe njëkohësisht gëzohet tej mase, e madje kalon edhe në vaj.
Vlen të theksohet se djaloshi kishte migruar në Angli dhe në mërgim ka qëndruar tre vjet
https://www.facebook.com/watch/?v=884713982310434