Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë takuar sot në Moskë, në kohën kur Rusia filloi tërheqjen e trupave të saj nga kufiri i Ukrainës – një veprim që u përshëndet por me një dozë skepticizmi nga Perëndimi.
Putin tha në Moskë se është i gatshëm për bisedime me SHBA-të dhe NATO-n, lidhur me kufizimin e ra*ketave të shpërndarë dhe transparencën ushtarake – pavarësisht që Rusia nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të saj për siguri.
Lideri rus ka këmbëngulur se nuk dëshiron lu*ftë përreth Ukrainës, pas disa javëve tensione për një zbarkim masiv të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.
“A duam (lu*ftë) apo jo? Natyrisht se jo. Kjo edhe është arsyeja që po presim propozimet tona të jenë pjesë e procesit të negociatave”, tha Putin gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman.
Duke folur pas takimit me Scholz, presidenti rus theksoi se SHBA-të dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat e Moskës – që ta mbajnë Ukrainën dhe vendet tjera ish-sovjetike jashtë anëtarësimit në NATO, si dhe vendosjen e raketave përgjatë kufirit me Rusinë.
Në anën tjetër, Scholz thotë se është pajtuar për opsionin diplomatike. Sipas tij, lajmi për tërheqjen e trupave ruse janë “sinjal i mirë” – duke shtuar se shpreson se veprime tjera të ngjashme të ndodhin ditëve në vijim.