Pas takimeve të ndara, fillon takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiq

Pas takimeve të ndara, përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka filluar takimin e përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic, përmes një postimi në Twitter.

“Dialogu i lehtësuar nga BE: Federica Mogherini takohet me presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Bruksel, tani”, ka shkruar Kocijancic.

Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Siç ishte raportuar, për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

??#EU facilitated dialogue: HRVP @FedericaMog meets with Presidents @predsednikrs @avucic and @HashimThaciRKS to discuss comprehensive normalisation of relations. Brussels, now. #Serbia #Kosovo #WesternBalkans pic.twitter.com/NGQRTjRJGf

— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) June 24, 2018