Pas Sunny Hill, Bebe Rexha filmohet nën shoqërinë e Monika Kryemadhit në Tiranë! Çfarë po ‘gatuajnë’ dy kushërirat

Bebe Rexha është filmuar ditën e sotme nën shoqërinë e Monika Kryemadhit, deputetes së PL-së, e cila edhe kjo e fundit mbylli pak ditë më parë impenjimet me sesionin Parlamentar.

Dy dibranet, Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi janë kushërira dhe duket se kanë dalë së bashku për të bërë pazaret.

Të dyja janë filmuar në një supermarket, teksa kanë mbushur karrocën me ushqime si dy amvisa model.

Më herë Kryemadhi ka treguar pasionin për gatimin, por mesa duket ka futur edhe Bebe Rexhen në “valle”.
Video