Pas su*lmit në Vjenë, jep dorëheqje shefi austriak kundër-terr*orizmit

Zyrtarët austriakë kanë bërë të ditura dështime tjera para inc*identit që ka lënë të vd*ekur katër persona të hënën në mbrëmje në Vjenë.
Kjo situatë ka nxitur shefin kundër-terr*orizmit të këtij qyteti, Erich Zwettler që të largohet nga kjo pozitë.
Policia ka thënë se ai është pezulluar nga detyra me kërkesën e tij.

Deri më tani është thënë se austriakët janë informuar në muajin korrik se i dy*shuari ka tentuar të blejë mun*icion në Sllovaki.
Tani austriakët kanë pranuar se su*lmuesi është takuar me dy persona nga Gjermania, të cilët veçse kanë qenë duke u vëzhguar.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer ka folur për “gabime të qarta dhe si i konsiderojmë ne, të patolerueshme”.

Ndërkohë një xhami dhe një asociacioni xhamie, që janë frekuentuar nga su*lmuesi i dyshuar 20-vjeçar, tashmë janë mbyllur, meqë Ministrja për Integrim në këtë shtet, Susanne Raab, ka thënë se të njëjtat kanë kontribuuar në radikalizimin e tij.
Ai ka vizituar vazhdimisht xhamitë në Ottakring dhe Meidling.
Raab ka thënë se qëllimi i te*rrorizimit është që të krijojë ndasi në shoqëri në mes të myslimanëve dhe jomyslimanëve.