Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të policisë kundër kontraba*ndës, aksion ky në të cilin u su*lmuan dy vetura të policisë dhe u lënduan pesë zyrtarë policorë. Sveçla ka duartrokitur punën e policisë, e cila, sipas tij, kohët e fundit ka qenë e angazhuar çdo ditë e natë.
“Kohët e fundit, policia e Kosovës, në çdo orë të ditës e të natës, ka qenë në krye të detyrës për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj kontraba*ndës. Për ta kryer detyrimin, policëve tanë u duhet të rrezikojnë edhe jetën” ka deklaruar ai. Tutje, Sveçla ka apeluar tek organet e drejtësisë, me theks të veçantë te Prokuroria, që të marrin më seriozisht trajtimin e rasteve të cilat policia i referon aty.
“Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kr*iminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta. Duhet të ndodhë e kundërta, organet e drejtësisë duhet të jenë të vendosura dhe kr*imi të hezitojë. Kr*iminelët nuk duhet të mendojnë se mund të su*lmojnë policinë e pastaj t’ia hedhin paq. Organet e shtetit, të rendit dhe të drejtësisë kanë vetëm një qëllim: ta kthejnë rendin dhe sigurinë në normalitet, por jo su*lmin ndaj policisë sonë e as thyerjen e rregullave e ligjeve” ka vazhduar ai.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër kr*imit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur. Kr*imi i organizuar zhvillohet kur organet e rendit dhe drejtësisë hezitojnë. Kohët e fundit, policia e Kosovës, në çdo orë të ditës e të natës, ka qenë në krye të detyrës për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj kontraba*ndës. Për ta kryer detyrimin, policëve tanë u duhet të rrezikojnë edhe jetën.
Në rastin e natës së shkuar, pas su*lmit të kryer prej kontraba*ndistëve mbi patrullën e policisë, policët tanë e kryen më së miri operacionin. Të dy kontraba*nduesit u ndaluan. Por u desh edhe ndërhyrja e njësisë speciale për kthimin e tyre. 5 nga policët u lënduan dhe dy prej autoveturave të policisë u dëmtuan.
Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontraba*ndistëve su*lmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kr*iminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta.
Duhet të ndodhë e kundërta, organet e drejtësisë duhet të jenë të vendosura dhe kr*imi të hezitojë. Kr*iminelët nuk duhet të mendojnë se mund të su*lmojnë policinë e pastaj t’ia hedhin paq. Organet e shtetit, të rendit dhe të drejtësisë kanë vetëm një qëllim: ta kthejnë rendin dhe sigurinë në normalitet, por jo su*lmin ndaj policisë sonë e as thyerjen e rregullave e ligjeve.
Kam nderimin maksimal dhe mirënjohjen e lartë për policët që rrezikojnë edhe jetën për të vënë në zbatim ligjet e shtetit të Kosovës. Çdo tentim vrasje ndaj tyre duhet ndëshkuar rreptë dhe shpejt, pa asnjë hezitim e me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve sipas rolit e detyrave.