Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se mauneve shqiptare në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.

Pas statusit të Ramës është marrë vendimi për anulimin e tarifës.

Njoftim

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e kamionëve që vijnë në Republikën e Kosovës.
Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.