Pas skandalit me Xhamajkën, alarmon ish-ambasadorja Alma Lama: Ka edhe një skandal më të rëndë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është edhe një skandal më i rëndë se rasti i “njohjes” nga Xhamajka.
Sipas Lamës, është emërimi i një ambasadoreje në një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, konkretisht në Selinë e Shenjtë.
Ajo në shkrimin e saj në Facebook, shprehet se ky shtet, edhe po të ketë pasur në plan që ta njohë Kosovën, pas këtij veprimi të njëanshëm, të paparë e dëgjuar në marrëdhëniet diplomatike, për shkak të ofendimit, sipas saj, nuk ka pasur si ta njohë.

Kujtojmë se ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith, sot ka përgënjeshtruar lajmin se vendi i saj ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ja shkrimi i tij:
Ka edhe nje skandal me te rende se ky i Xhamajkes. Ai ka qene emerimi i nje ambasadoreje ne nje shtet qe nuk e ka njohur Kosoven, konkretisht ne Seline e Shenjte.
Ky shtet, edhe po te kete pasur ne mend ta njohe Kosoven, pas ketij veprimi te njeanshem, te papare e degjuar ne maredheniet diplomatike, per shkak te ofendimit, nuk ka pasur si ta njohe.
Jo madhesia, por serioziteti eshte thelbesor ne maredheniet ndemjet shteteve. Kredibiteti po ashtu.