Pas skandalit Andi-Tea-Beart, flet autorja e programit: ‘Unë kam në dorë fakte që ,,,


Që pas skandalit të trekëndëshit Tea-Beart-Andi, Olsa nuk ka dhënë asnjë intervistë për këtë ngjarje, por sot ishte e ftuar në Top Albania Radio për të zbuluar disa detaje më shumë. Fillimisht duhet t’ju kujtojmë se Tea doli çift me Andin, ndërsa kishte një lidhje jashtë programit me ish-konkurrentin Beart Rexhepi. Pasi dolën fotot, ku çifti Tea dhe Beart putheshin në buzë, Tea publikoi dhe një video, e cila shprehej se Olsa ishte në dijeni. Po çfarë mendon Olsa për këtë?!

Gjatë intervistës në programin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Olsa Muhameti shprehet se ajo nuk ka reaguar vetëm për të mos dëmtuar imazhin e Teas apo Beartit. Ajo gjithmonë është munduar që t’i mbrojë dhe të mos i dëmtojë edhe më shumë pas asaj ngjarjeje.

Unë në fakt kam disa fakte të cilat nuk i kam bërë publike për faktin që nuk doja ta dëmtoja Tean, mendova që Tea u gjend në një keqmenaxhim të situatës, ajo keqmenaxhoi këtë situatë që i plasi nga duart… i plasi një bombë! Unë jam e sigurt që fotot nuk kanë dalë nga Tea dhe Bearti. Pra asaj i plasi një bombë nga duart që nuk e kishte menaxhuar mirë dhe filluan të gjenin një fajtor dhe sigurisht preja më e lehtë është produksioni… dhe duke kërkuar fajtorin tek produksioni, ata menduan se kështu do të dalin të larë, por nuk ndodhi kështu…

Janë këto faktet që thashë, pra është një video… e cila mendoj që jemi akoma duke e menduar, nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj. Pra nëse ju plasi në bombë në duar, prej keqmenaxhimit që kanë bërë ata vetë, unë nuk doja t’ju shtoja peshën. Por kam vënë re që janë thënë dhe stërthënë, gjëra të pavërteta. Mesa duket autorja e programit, ka fakte të cilat do t’ju bëjnë të mendoni ndryshe, por ajo nuk i ka publikuar vetëm për t’ju dalë në mbrojtje ish-konkurrentëve dhe për të mos iu shtuar më shumë problematika.

Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata rrinin gjithë kohën bashkë. “Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka patur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime”, ka thënë Olsa Mos ndoshta Olsa e ka patur per lajmet që dolën më herët për Tean dhe ish-konkurrentin?