Janë mbledhur nënshkrimet e 61 deputetëve, por për shkak se është vonë dhe shërbimet në Kuvend nuk po funksionojnë, ato do të dorëzohen nesër, pas së cilës do të votohet për mosbesimin e Qeverisë.
Pas dorëzimit të nënshkrimeve të mbledhuar, në afat prej tre ditësh duhet të mbahet seanca, në të cilën nëse ka shumicë parlamentare, do të votohet për mosbesimin e Qeverisë.
Kujtojmë se pasditën e sotme në Kuvend, u takuan kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski, i së “Majtës”, Apasiev, sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sekretari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi të cilët konfirmuan se kanë shumicë të re parlamentare.