Pas shtatë vitesh armiqësi, Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosur raportet pas shtatë vjetësh armiqësi, që ka kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Gjirin Persik dhe ka ndihmuar në nxitjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, nga Jemeni deri në Siri.

iranii arabia s

Më 10 mars u njoftua për marrëveshjen pasi për katër ditë zyrtarët kryesorë të sigurisë së dy shteteve rivale të Lindjes së Mesme, kishin mbajtur takime të fshehta në Pekin.
ADVERTISING

Teherani dhe Riadi janë pajtuar për të “rinisur raportet diplomatike dhe për të rihapur ambasadat dhe misionet e tyre brenda një periudhe jo më të gjatë se dy muaj”, u tha në marrëveshjen që u publikua nga Irani, Arabia Saudite dhe Kina.

“Marrëveshja përfshin afirmimin e tyre për të respektuar sovranitetin e shteteve dhe mosndërhyrjen në çështjet e brendshme”.

Arabia Saudite kishte fajësuar Iranin për sulmet me raketa dhe dronë ndaj ndërtesave të naftës më 2019, por edhe për sulmet ndaj cisternave në ujërat e Gjirit. Irani ka mohuar këto akuza.

Rebelët huthi, që mbështeten nga Irani, shpesh kanë kryer sulme me raketa dhe dronë brenda territorit të Arabisë Saudite. Sipas koalicionit që lufton kundër rebelëve huthi, që udhëhiqet nga Arabia Saudite, rebelët më 2022 kanë kryer sulme edhe brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në deklaratën e publikuar të premten, Arabia Saudite dhe Irani po ashtu u pajtuan për të zbatuar marrëveshjen për bashkëpunim të sigurisë, të cilën palët e kanë nënshkruar më 2001, si dhe për marrëveshje të tjera paraprake për tregti, ekonomi dhe investime.

Të dyja shtetet kanë falënderuar Kinën, por edhe Irakun dhe Omanin, për organizimin e bisedimeve më 2021 dhe 2022.

Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtari kryesor i sigurisë në Iran, Ali Shamkhani, dhe këshilltari për siguri kombëtare i Arabisë Saudite, Musaed bin Mohammed Al-Aiban.