Pas shpë*rthimit në Stamboll, lëndohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se pas shpë*rthimit të djeshëm në Stamboll nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara, është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Turqisë, dhe me shtetasit tanë të interesuar. Nga MPJ thonë se një shtetase ka marrë lëndime nga turma pas shpë*rthimit, ndërsa e njëjta tashmë është kthyer në Maqedoni.

“Na lejoni t’ju informojmë se edhe pas 24 orësh pas incidentit, përfaqësitë tona ende nuk kanë marrë informacione për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëmtuar drejtpërdrejtë; Ndërkohë, një shtetase e jonë, e cila ndodhej afër incidentit, në Konsullatën tonë ka raportuar se në mënyrë indirekte ka marrë lëndime të lehta të shkaktuara nga shtytja që ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga vendi i eksplodimit. Ju njoftojmë se pa probleme më të mëdha, ajo tashmë është kthyer në vend”.