Pas shkarkimit të bordit të Telekomit, vjen lajmi i fundit nga Qeveria edhe për bordet tjera publike

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shkarkuar sot bordin e Telekomit të Kosovës.
Pas këtij vendimi, Avdullah Hoti, zv.kryeministri i parë, ka thënë se ky është “vetëm fillimi”.

“Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Në ditët në vijim do të analizojmë raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe do të marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.