Pas Serbisë, edhe një shtet tjetër kërkon dronët vr*asës nga Turqia

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore ukrainase për tregtinë e ar*mëve “Ukrspetseskport”, Vadym Nozdria deklaroi se janë interesuar për prodhimin e përbashkët me Turqinë të dronëve të ar*matosur TB2.
Madje, ai theksoi se janë gati të blejnë 48 dronë të tillë nga shteti turk, të cilët synohet të përdoren në pjesën lindore të vendit kundër separatistëve pro rusë.

Kreu i “Ukrspetseskport” u shpreh se janë të gatshëm të blejnë 6-12 sisteme të këtyre dronëve. Çdo sistem përbëhet nga 4 dronë dhe një qendër kontrolli, e cila bën koordinimin e tyre.

Ai shtoi se kostoja do të ulet me një të tretën për shkak se do të ketë prodhim të përbashkët dhe se këta dronë mund të jenë pak më ndryshe se versioni i dronëve SIHA të Turqisë. Sipas tij, janë zhvilluar bisedimet edhe për mundësinë që dronët SIHA të prodhimit të përbashkët të Ukrainës të eksportohen në të ardhmen në tregje ku nuk është Turqia.
“Për dronët e blerë nga Turqia vazhdon procesi i testimit kryesisht në stinën e dimrit dhe se porosia e mëpasshme është e lidhur me rezultatet e këtij testi”, tha Nozdriya.