Pas reagimeve, Qeveria del me deklaratë për arrestimin e dhunshëm të zyrtarëve të PSD-së

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arre*stimit të dhu*nshëm të aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës.
Në reagimin e Qeverisë shprehen të shqetësuar nga pamjet e dhu*nës gjatë aksionit të PSD-së.
Tutje thuhet se në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhu*në nga askush.

”Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhu*nës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:

Ne besojmë në të drejtën për pro*testë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhu*nës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon he*timet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhu*në nga askush.